Prapaskena

Nis seanca e masës së sigurisë për Fatos Tushen dhe zyrtarët e bashkisë së Lushnjës

Publikuar: 08/07/2021

Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, 8 zyrtarëve të kësaj bashkie, si dhe 2 administratorëve.

Në kërkesën që SPAK ka depozituar në gjykatë kërkin masën e sigurisë “Arrest me burg” për 7 prej tyre, ndërsa në masën “Arrest shtëpie” 4 të tjerë. SPAK i akuzon këta persona për shpërdorim detyre, falsifikim dokimentesh dhe shkelje të barazisë në tendera.

Sipas Prokurorisë së Posaçme këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar një kompani për rehabilitimin e nja kanali vaditës në Lushnjë me vlerë 24 mln lekë.



Më të lexuarat