Prapaskena

“Do vij në Parlament megjithëse s’i pranoj zgjedhjet”/ Vasili paralajmëron aksion opozitar në Shtator

Publikuar: 08/07/2021

Ish kreu i LSI Petrit Vasili është shprehur se së shpejti do të jetë pjesë e Parlamentit. Në një intervistë ai theksoi se Parlamenti është një fushë betejë tjetër që sipas tij, duhet rimodeluar dhe tolerance duhet të jetë zero.

Vasili shprehi pendimin për besimin e dhënë për ndërkombëtarët ku tha se është një marrëveshje e berë copash.

“Do të qëndroj larg provokimit tuaj gazetaresk. Parlamenti është një fushë beteje tjetër, që duhet rimodeluar dhe toleranca të jetë zero. Fjala ka shumë rëndësi, denoncimi po ashtu. E vërteta nuk është çështje numrash. Në rrjete sociale reflektohet një neveri, pranuan të shpërbënin punën e tyre të 5 qershorit. Kam qenë aktiv dhe për fajin tim i besova ndërkombëtarëve. Jam i penduar, sepse shoh një marrëveshje të bërë copa copa. Kushtetuta e vendit u ndryshua dhe u mbështet nga ndërkombëtarët. Nuk flisnim për teatrin, për koncensione korruptive. Ne kemi konstatuar fort ligjin për përgjimet. Kauzat që ne ngritëm, e na tregonin kërpudhën e Edi Ramës që u prish nga një manifestim madhor”, u shpreh Vasili.

Sipas tij, zgjedhjet janë të pa pranueshme dhe këtë nuk do ngurrojë ta shprehë edhe në Parlament.

“Zgjedhjet janë të pa pranueshme, por nuk e përjashton që ne këtë ta themi në sallën e Parlamentit”, shtoi ai.



Më të lexuarat