Kalimi i Italisë në finalen e Euro 2020 është shoqëruar nga tifozët italianë me thyerje rregullash të Covid dhe me një incident të rëndë ku është përfshirë edhe një shqiptar.
Sipas La Stampa një 29- vjeçar shqiptar emri i të cilit nuk dihet ka përplasur një motor në të cilin udhëtonin një djalë maroken 20 vjeç së bashku me një adoleshente 14-vjeçare.
I riu shqiptar i cili drejtonte një makinë të tipit “Fiat Punto” po kryente disa manovra në shesh në momentin e përplasjes ka qenë i dehur. Mësohet se e mitura ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe i është thyer nofulla, ndërkohë 20-vjeçari është dërguar në spital vetëm me dëme në fytyrë.
Ndërkohë e gjithë ngjarja është regjistruar nëpër telefonat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të cilët siç duken nga pamjet shokohen pas asaj që ndodh.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka sekuestruar makinën ndërsa ndaj të riut dhe e ka gjobitur atë për mungesë siguracioni të mjetit, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe të rrezikshme.