Prapaskena

Shpërthen bombula e gazit në Shkodër, plagoset rëndë një grua, shkrumbohet shtëpia (Foto)

Publikuar: 07/07/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, ku në një banesë në fshatin Polvar, të Njësisë Administrative Qendër në Malësinë e Madhe ka shpërthyer bombula e gazit duke marrë flakë njëra nga dhomat e shtëpise.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikëseve nga qyteti i Koplikut që kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin që rrezikonte gjithë banesën e shtetasit Agim Kukaj. Burime bëjnë të ditur se është djegur njëra nga dhomat dhe ka dëme të shumta materiale, nderkohë që e zonja e shtepisw Sadete Kukaj ka pwsuar djegje tw shumta.

Ajo ndohet në spitalin Rajonal të Shkodrës, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.



Më të lexuarat