Kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, u arrestua ditën e sotme gjatë një operacioni antikorrupsion të zhvilluar nga SPAK, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s.
FaxNews ka mësuar se në operacionin e ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme janë lëshuar 8-urdhër arreste, përfshirë kryebashkiakun e Lushnjës, 4 bashkëpunëtorë të tij në bashki si dhe biznesmenë, të cilët janë të përfshirë në skemën korruptive të fondeve publike.
Prej 8-urdhër arresteve është bërë arrestimi i 4 prej tyre, ndërkohë që pritet dhe arrestimi i katër të tjerëve.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se dyshohet se Fatos Tushe i ka dhënë tendera grupit kriminal “Hakmarrja për Drejtësi”, përfshirë dhe tenderin për pastrim e qytetit prej 300 mijë euro.