Publikohen pamjet e momentit kur kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, është larguar me pranga nga zyra e tij.
Tushe është transportuar me makinën e forcave operacionale, ndërkohë që SPAK ka kërkuar dhe bastisjen e zyrave të tij.
Ndërkohë që tre drejtoritë që janë bastisur janë ajo e Kadastrës, zyra e pasurive publike dhe ajo e bordit të kullimit.
Burime bëjnë me dije se Tushe akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa një prej tenderave që është hetuar nga SPAK është ai i dhënë nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve me një vlerë prej 24 milionë lekësh të rinj.
