Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrit ka degjeneruar në debat dhe ngritje zëri, mes aktorëve në studiot e Top Channel, në emisionin “Shqipëria Live”
Aktorja Adelina Muça e cila ka firmosur për shembjen e Teatrit ëhtë përplasur me aktoren Adriana Tolka, e cila është pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Tolka është shprehur se kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj është për padi penale.
Ajo shtoi se është depozituar kërkesa në SPAK për të gjithë personat e kallëzuar nga ata, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe Veliajn.
Adriana gjithashtu u shpreh se Teatri i ri duhet të ndërtohet ashtu siç ishte, por aktorja Adelina Muça nuk ka qenë dakort me deklaratën e koleges.
Debati në studio:
Tolka: Vazhdo aty
Muça: Mos ulëri, mos bërtit
Tolka: Ju çnderuam ne juve
Muça: Ç’është kjo edukatë
Tolka: Nuk ke provuar gjë mbi kurriz, prandaj flet kështu ti. Shumë nga kolegët e mi kanë firmosur për shembjen, sepse kanë hallet e tyre. Je i dobët, hesht. Jo të bësh propagandë, të lëpihesh. Ashtu ju flakin. Mos e politizo çështjen.
Muça: I gjithë qëllimi ka qenë politik. Qëllimi i artistëve që kanë punuar aty, kanë dashur një Teatër me kushte të mira. Është një absurd i madh
Tolka: Jeni bërë të gjithë zanatçinj.
Muça: Boll më me këtë absurdin e aleancës, të përkrahen projektet e reja. Sa mirë ka vullnet politik, se keni vite që nuk jeni ngritur të flisni për muret që po binin. Të hanin çimkat, binte tavani pas shfaqjes.
Tolka: Mos më trego, çimkat dezenfektohen, banjat ndërtohen.