Prapaskena

Identifikohet viktima dhe autori i krimit në Krujë, kjo është gruaja që u vra me thikë

Publikuar: 05/07/2021

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bubq të Krujës, ku 51-vjeçari Artan Ismalaj, ka vrarë gruan e tij brenda në makinë, dhe më pas ka tentuar që ti japë fund edhe jetës.

Mësohet se 45-vjeçarja Klarita Ismalaj ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që autori i kësaj ngjarje të rëndë është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Më të lexuarat