“Unë jam ndryshe”/ Njeriu i dytë më i gjatë në botë po përballet me një sëmundje të rëndë (Foto)

Pa Kategori

Publikuar: 04/07/2021

“Unë jam ndryshe”/ Njeriu i dytë më i gjatë në botë po përballet me një sëmundje të rëndë (Foto)

Hussein Bisad, 46-vjeç, ishte bërë i famshëm në vitin 2002 kur pretendoi të jetë njeriu më i gjatë në botë.

Megjithatë kur u mat nga zyrtarë të librit të rekordeve Guinness, ai doli të jetë 213 centimetra, duke qenë më i shkurtër se turku Sultan Kosen i cili ishte 243 centimetra.

Ai tani duhet t’i lë të gjitha aktivitetet e tij anash, për shkak të një sëmundje të rëndë dhe që e detyron që tri herë në javë t’i nënshtrohet dializës.

Aktualisht jeton në një shtëpi “kujdesi” në Brend në veri të Londrës, pasi i ishte nënshtruar një transplanti të veshkës në shkurt të vitit të kaluar.

Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pasi që trupi i prodhon më shumë hormone sesa që duhet. Megjithatë ai thotë se nuk i pëlqen fakti që është shumë i gjatë.

“Kam shumë probleme, jam njeri më ndryshe. Të gjithë tjerët janë normal, unë jam ndryshe. Të gjithë mund të më shohin, njerëzit më pyesin shpesh se pse jam kaq shumë i gjatë”, ka thënë ai.