Prapaskena

Dalin emrat, kush janë 3 vajzat e reja dhe i mituri që u plagosën nga zjarri në Velipojë, nisen drejt Tiranës

Publikuar: 04/07/2021

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i bombolës në një banesë në Velipojë, që përfshiu në flakë banesën, duke plagosur rëndë katër pjesëtarë të familjes.

Mësohet se zjarri ka rënë në familjen Gjoka, në Velipojë, ku të dëmtuara janë Alketa Gjoka, 30 vjeçe, Daniela Gjoka, 18 vjeçe, K. Gjoka, 15 vjeçe, dhe i mituri E. Gjoka, 11 vjeç.

Të dëmtuarit do të dërgohen për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës, pasi kanë djegie të konsiderueshme dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike.

Siç mëson gazetari Nikshiqi, zjarri në banesën e familjes Gjoka ka rënë rreth orës 07:05 të mëngjesit.



Më të lexuarat