Policia e Tiranës ka sekuestruar 100 doza kokainë dhe 60 milionë lekë të vjetra, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e tyre.
I arrestuari me inicialet M.D., mendohet se furnizonte me kokainë zonën e Ish-Bllokut, ndërsa shuma marramendëse që iu gjet në banesë është përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
“Në vijim të operacionit policor të koduar “Blloku” në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. D dhe u sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë, sherbimet e Policisë pas veprimeve të para hetimore, kanë vijuar me kontrolle më të imëtësishëm të banesës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar shumën prej 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë”, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.