“O Zot, do doja të bëja…”/ Klodiana Lala zbardh disa nga përgjimet e Antimafias për grupin që trafikonte drogë në Itali

Pa Kategori

Publikuar: 02/07/2021

“O Zot, do doja të bëja…”/ Klodiana Lala zbardh disa nga përgjimet e Antimafias për grupin që trafikonte drogë në Itali

Përgjimet e kryera nga Antimafia italiane kanë zbuluar përfshirjen në një rrjet të trafikut ndërkombëtar droge edhe të zyrtarëve publik shqiptar.

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi një pjesë të përgjimeve që tregon një rast kur dyshohet se do të bëhej një shkembim droge me furgon.

“Kam përgjime dhe janë mjaft interesante.

Këtu ka vetëm, një nga personat Dhimitraq Janku i përfshirë në trafik droge ka një telefonatë me Giussepe Viscon, pretendon se mund të merrte një ngarkesë droge.

”’Mendova se ishte në duart e tyre, gjynah për ne, kam përgatitur furgonin dhe për të ardhur poshtë tek ti. Mendova se po bëje shaka, o zot, do të doja të bëjë Krishtlindje si të gjithë””, u shpreh gazetarja në rubrikën ”Opinion”.

Duke folur për arsyen pse operacioni mund të jetë koduar “Shpirti”, gazetarja tha se kjo është një zgjedhje e hetuesve në Itali, që kanë kryer edhe më parë dy operacione të tjera antidrogë në lidhje me këtë hetim.

“Nuk e di pse quhet Shpirti, duket si trinom, Rrethi, Kulmi dhe Shpirti. E koduan italianët, mbase duhen pyetur ata. Duket sikur ka një ngritje një rreth, kulmi, dhe më pas liderët shpiërtërorë. Duhet pyetur pse janë koduar se shpeshherë përdoren për mënyrën e operacionit”- tha Lala.