Politikë Zyrtari i lartë i DASH Reeker në Tiranë, në takimet me Ramën e Bashën flet për Berishën ‘Non grata’: Vendim për sigurinë kombëtare! Shmangu Metën

Pa Kategori

Publikuar: 30/06/2021

Politikë Zyrtari i lartë i DASH Reeker në Tiranë, në takimet me Ramën e Bashën flet për Berishën ‘Non grata’: Vendim për sigurinë kombëtare! Shmangu Metën

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker ka mbërritur në Tiranë, ndërsa ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Ramën dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi me Ramën u zhvillua në kryeministri dhe zgjati më shumë se një orë, ku fokusi i bisedimeve ka qenë marrëdhënia e ndërsjellë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimi i mëtejshëm i dy vendeve. Po ashtu, Rama dhe Reeker kanë folur edhe në lidhje me stërvitjen e përbashkët Defender21.

Pas takimit me Ramën, Reeker ka shkuar në selinë blu, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ku ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.Ambasada e SHBA ka zbardhur takimet dhe përmes një postimi bën me dije se Reeker ka përmendur në Tiranë dhe shpalljen “Non Grata| të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ai nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në postimin e ambasadës.

Zyrtarët e lartë të SHBA që zhvillojnë vizitë zyrtarë në Tiranë, thuajse gjithmonë takohen me kreun e shtetit, por duket se në vizitën e Reeker nuk është programuar asnjë vizitë me presidentin Ilir Meta. Kujtojmë se përplasjet mes Metës dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim kanë qenë në forta gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë pas Shqipërisë, ai do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku do të jetë i pranishëm në konferencën e përbashkët që do të mbahet në Ohër, për integrimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal të shteteve të Ballkanit.