Te shtena me arme zjarri jane regjistruar gjate mbremjes se kaluar ne Drimadhes te Himares.
Policia njofton se nje 28-vjecar ka qelluar me nje arme tip pistolete, pas nje konflikti fizik me dy shtetas te tjere.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.