Prapaskena

“Policia të distancohet nga regjimi”, PD deklaratë nga vendi ku u vranë 4 persona në Velipojë: Edi Rama ia ka lënë Shqipërinë në dorë krimit

Publikuar: 27/06/2021

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës Greta Bardeli ka bërë një deklaratë të fortë nga Velipoja, ku u vranë mesnatën e kaluar 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë. Bardeli tha se Edi Rama e ka dorëzuar Shqipërinë në duhart e krimit, dhe se policia duhet të distancohet nga regjimi i qeverisë, dhe të mbrojë jetën e qytetarëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRETA BARDELI

Sot është një ditë e dhimbshme për Velipojën, për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë.

Masakra e ndodhur në mesnatë ekspozon edhe njëherë gjunjëzimin e shtetit para krimit, rënien e rendit dhe sigurisë pikërisht për shkak të atyre që e kanë normalizuar krimin duke e bërë atë pjesë të pushtetit, ndërsa policinë e përdorin për mbrojtur intersat e regjimit dhe jo të qytetarëve.

Kjo masakër, në një zonë turistike dhe në mes të sezonit, dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën jetët e qytetarëve, familjeve dhe fëmijëve shqiptarë janë të rrezikuara nga dorëzimi i shtetit përpara grupeve kriminiale.

Ku strategjia makabër e “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, pasqyrohet edhe nga postimi i turpshëm në facebook i Edi Ramës, me të cilin tregon se ai jeton i shkëputur nga realiteti, që nuk njëh dhe nuk mban përgjegjësi për dorëzimin pa kushte të Velipojës, Shkodrës dhe Shqipërisë në duart e krimit.

Kjo gjendje ankthi dhe pasigurie, dëmton Velipojën, dëmton Shkodrën dhe dëmoton imazhin e Shqipërisë në një moment të vështirë për ekonominë e vendit tonë, që ka turizmin një element jetik të saj.

Prandaj kërkojmë që Policia e Shteti të gjej forcën për t’u distancuar nga regjimi dhe të veproj e e lirë nga presionet politike, duke u ngritur në lartësinë e detyrës që i cakton Kushtetuta, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.



Më të lexuarat