Katër persona mbetën të vrarë mbrë nga shkëmbimi i zjarrit mes pronarëve të dy bizneseve në Velipojë, Ferracaku dhe Gocaj për shkak të shezlongëve.
Por si ndodhi?
Paraprakisht mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” u konfliktua me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazh.
Si pasojë mbeti i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.
Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Kujtim Ferracakut që u vra sonte tre vite më parë iu ekzekutua djali në Shkodër.
Si u vra Arjan Ferracaku?
Në datën 1 shtator 2018, rreth orës 13.50, Arjan Ferracaku po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve.
Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij mori disa plumba.
Autorët u afruan pranë trupit të pajetë, dhe për të qenë të sigurt në këtë vrasje, e qëlluan sërish në kokë dhe në gjoks.