Prapaskena

Dhimbje e madhe / Plumbi në zemër i preu ëndrrën, dita e parë dhe e fundit në kuzhinë e jetimit

Publikuar: 27/06/2021

 

Një fotot e publikuar në rrjetet sociale ku Musaeni shihet i veshur si një shef kuzhine dhe në dorë mban një pjatë të gatuar nga vetë ai, tregon shumë për ëndrrat që kishte, por që iu prenë në mes.

Mësohet se të riu në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë, ndërsa familja e tij ishte në kushte të vështira ekonomike.

I riu jetonte vetëm me nënën për të cilën duhet të kujdesej pas humbjes së babait të tij, i cili u mbytë kohë më parë në lumin Drin. Që prej asaj kohe duhet të përkujdesej për nënën.

Djali nga Bahçallaku punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundi kishte folur me vëllezër Gocaj për t’i gjetur punë.

E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi. Musaeni la pas nënën dhe vëllain Erdisin. Familja e Zenelit, ndodhet në kushte të vështira ekonomike, ndërsa nuk përballojnë dot financiarisht as shpenzimet mortore.

Nga përplasja me armë u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.  Dy të plagosurit u arrestuan për masakrën e ndodhur pak pas mesnate, teksa ende ndodhen në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të shkaktuara nga plumbat.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur tre vëllezër; Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, banues në fshatin Pulaj, të dyshuar si bashkautorë në krim. Mësohet se shkak i sherrit që solli masakrën ishte konflikti mes Ferracakut dhe Gocajt për hapësirën e rërës përpara hoteleve për vendosjen e shezlongeve.



Më të lexuarat