Detajet tronditëse, si nisi sherri për shezlongët në Velipojë, që përfundoi me 4 viktima

Pa Kategori

Publikuar: 27/06/2021

Detajet tronditëse, si nisi sherri për shezlongët në Velipojë, që përfundoi me 4 viktima

Në plazhin e Velipojës jane vrarë 4 persona dhe 2 kanë mbetur të plagosur pas një përplasjeje të armatosur mes 2 familjeve, pronarë te hoteleve në kētë zonë.

Hotelet e tyre janë vetëm 50 metra nga njëri-tjetri. Konflikti që përfundoi me vrasjen e Kujtim Ferracakut, 2 anëtarëve të familjes Gocaj, Edmondit dhe Xhovanit dhe Myslim Myzeirit ka nisur për vendosjen e shezlongeve në plazh.

Palët dyshohet u konfliktuan për shezlonget pasditen e djeshme dhe pasi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, janë konfliktuar me armë.

Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut vrarë në atentat të ndodhur ne vitin 2018. I plagosur në ngjarjen e sotme është edhe i vëllai i tij, Hasan Ferracaku.

Kujtim Ferracaku pronar i Hotel Fantazia dhe ngjarja ka ndodhur 50 metra larg biznesit të tij.