Një automjet në autostradë nuk i është bindur urdhërit të Policisë Rrugore për të ndaluar, duke tentuar t’i shpëtojë kontrollit të mjetit.
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit pas një ndjekje disa minuta. Gjithashtu është bërë dhe arrestimi i pasagjerit të mjetit që u hodh nga dritarja e makinës gjatë ndjekjes për t’i shpëtuar arrestimit, si dhe i shoferit të mjetit.
Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit, policia arriti të gjente kubikë të kultivuar me fara kanabisi. Materialet hetimore në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë
Policia Rrugore bllokon një automjet që transportonte kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.
Vihet në pranga drejtuesi i mjetit, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë të vendosura në autostradë, për konstatimin e shkeljeve rrugore, nisur dhe nga dyshimet e krijuara mbi lëvizjet e dyshimta të një drejtuesi mjeti, i kanë dhënë atij shenjë për të ndaluar.
Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është munduar të devijojë nga rruga, por pas ndjekjes është bllokuar nga Policia Rrugore.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në bagazhin e këtij mjeti, kubikë të kultivuar me fara kanabisi.
Gjatë tentativës për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, pasagjeri është hedhur nga automjeti dhe ka mundur të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.
Ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi E. D. është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 29 vjeç.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.