Prapaskena

Aksident i rëndë në Vlorë-Levan, 4 të vdekur, humbin jetën dy prindërit dhe dy fëmijët

Publikuar: 25/06/2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Levan. Burime bëjnë se nga aksidenti dyshohet se 4 persona kanë humbur jetën.

Policia bëri me dije se viktimat ishin të gjithë në mjetin tip “Toyota”, mes tyre dy të mitur. Të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip “Audi”.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe dy fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.



Më të lexuarat