Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Shkodër-Koplik, e cila konsiderohet si një njollë e zezë sa i takon aksidenteve për të gjithë qarkun.
Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, dhe për pasojë të dy drejtuesit e tyre kanë pësuar dëme të mëdha dhe janë dërguar me urgjencë për në spital.
Në vendin e ngarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe po hetojnë në lidhje me shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen e dy mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin, ndërsa nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur.