Merr flakë një makinë në një garazhd pallati në lagjen 1 maji ne qytetin e fierit. Dy automjete zjarrfikëse dhe policia në vendin e ngjarjes.
Pallati eshte i banuar dhe makina vazhdon te digjet. Ende nuk dihen motivet e flakeve e nëse zjarri ka qenë aksidental apo jo. Banoret e pallatit po evakuohen me shpejtesi.
I gjithe parkimi eshte përfshirë nga tymi ndërsa zjarrfikësit vijojnë operacionin për shuarjen e flakeve. Mesohet se kane marre flake edhe disa goma qe ndodhen brenda parkimit te makina.
Njoftimi:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maj” Fier, në automjetin në pronësi të shtetasit T. H., parkuar në garazhin e pallatit, ka rënë zjarr.
Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses u bë evakuimi i banorëve dhe fikja e zjarrit.
Me ndërhyrjen e zjarrëfikseve zjarri u shua.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.