Integrimi/ Ministri gjerman: Duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe RMV tani!

Pa Kategori

Publikuar: 22/06/2021

Integrimi/ Ministri gjerman: Duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe RMV tani!

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, reagon lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri gjerman iu bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të mendojnë në mënyrë strategjike dhe të kuptojnë se duhet të përmbushin detyrimet ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ju lutem, lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar gjithë ecjen përpara. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tani. Faleminderit!”, shkruan ministri Roth.