Protestë e përgjakshme në Tepelenë, dhunohet Auron Tare

Pa Kategori

Publikuar: 18/06/2021

Protestë e përgjakshme në Tepelenë, dhunohet Auron Tare

Eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare është dhunuar fizikisht në Bënçë.

Pas sulmit ia është dërguar menjëherë në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet që të bëjë edhe kallëzim penal në polici.

Mësohet se shkak për dhunimin është bërë çështja e ndërtimit të një fabrike, e cila është kundërshtuar nga banorët e Bënçës. Tare ishte në mbrojtje të qytetarëve, ndërsa është dhunuar nga përfaqësuesit e firmës, e cila do të ndërtojnë lotin e dytë të aksit Lekdushk-Kurvelesh.

“Nuk kam një shqetësim të madh. Por po bëhej një dëgjesë më banorët dhe patëm një vetëpërmbajtje. Banorët u mblodhën për të kundërshtuar këtë ndërtim. Përfaqësuesit e firmës filluan të sulmojnë me grushte dhe filluan të më shajnë e kërcënojnë më jetë. Kjo nuk ka të bëjë me një çështje private, por me një çështje publike”, u shpreh Tare.