Kamioni me 300 kg i ndaluar në Durrës kishte destinacion Napolin, kush është shoferi 40-vjeçar i arrestuar (Emri+Detaje)

Pa Kategori

Publikuar: 18/06/2021

Kamioni me 300 kg i ndaluar në Durrës kishte destinacion Napolin, kush është shoferi 40-vjeçar i arrestuar (Emri+Detaje)

Detaje të reja janë mësuar mbi sasinë prej 300 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit në një kamion me targa maqedonase.

FaxNews ka mësuar emrin e shoferit të arrestuar nga policia, i cili është Nazif Ajroski, 40-vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Burime bëjnë me dije se kamioni ka hyrë nga pika kufitare e Qafë Thanës dhe nesër do nisej për në Itali, ku destinacionin e kishte në Napoli.

Mësohet se itinerari i kamionit do të ishte: Belgjikë-Serbi-RMV-Shqipëri.

Kamioni ka qenë i ngarkuar me hekur dhe kokaina ishte e fshehur në trupin e kamionit.

Në bazë të dyshimeve të krijuara nga skaneri autoritetet e futën kamionin për kontroll të detajuar në vijën e dytë, ku u konsistua edhe lënda narkotike.

Policia dhe grupi hetimor po vijon punë për identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal.