“Alo! S’e bëj dot vrasjen”/ Dalin fotot e dy të rinjve që u pajtuan për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia

Pa Kategori

Publikuar: 17/06/2021

“Alo! S’e bëj dot vrasjen”/ Dalin fotot e dy të rinjve që u pajtuan për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia

Dalin fotografitë e Enver Divës dhe Besian Xhixhës nga Fushë Kruja, të arrestuar sot nga policia si bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Haxhia, në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në prill të vitit 2020, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhiaj.

Ndërkohë, policia ka arrestuar Divën e Xhixhën, pasi nga hetimet ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve Besmir dhe Viktor Haxhia.