Aktori rrëfehet për herë të parë: Jam polic me Forcat e Rendit, dikur punoja kopshtar te vila e Sandër Frangajt

Pa Kategori

Publikuar: 17/06/2021

Aktori rrëfehet për herë të parë: Jam polic me Forcat e Rendit, dikur punoja kopshtar te vila e Sandër Frangajt

Marius Dervishi apo i njohur me nofkën Zebervoki është një nga djemtë më të talentuar shqiptarë në fushën e kinematografisë. Ai e ka nisur fillimisht karrierën si aktor humori derisa realizoi filmin e tij të parë si regjisor me titullin “Sedër”.

Pas suksesit të madh të tij, Mariusi ka përfunduar xhirimet për filmin e dytë. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar shumë të pathëna për publikun si për shembull filmi ka kushtuar diku te 40 mijë Euro.

“Me thënë të drejtën ishte hapi i vështirë për tu marr dhe vendosa të bëja filmin. Ka shkuar te plus/minus 40 mijë euro”.

Më tej, ai ka zbuluar për herë të parë se jashtë aktrimit është polic me Forcat e Rendit dhe gjatë jetës së tij ka bërë punë të ndryshme si për shembull ka qenë kopshtar edhe te vila e Aleksandër Frangajt.

“Unë jam polic në Forcat e Rendit. Unë përfitoj nga rasti t’i falenderoj kolegët se nuk kam pas paragjykimi. Kur po ndërtohej vila e Aleksandër Frangaj punoja kopshtar atje, pastaj kam punuar security, kam kaluar shumë punë të ndryshme. Profesioni është njëkohësisht dhe pasion dhe mua më pëlqen t’i gërshetoj tani”, tha Mariusi.