Prapaskena

Tragjedi në Roskovec, bien nga shtylla, ndërrojnë jetë dy elektricistë

Publikuar: 15/06/2021

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Roskovec. Dy elektricistë kanë rënë nga shtylla elektrike e tensionit të lartë, duke ndërruar jetë.

Mesohet se viktima kanë mbetur shtetasit Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Më të lexuarat