Rregullat anti-covid për plazh, çadrat 3.5 metra nga njëra-tjetra, kujdes me mishin, mos hani me gishta

Pa Kategori

Publikuar: 15/06/2021

Rregullat anti-covid për plazh, çadrat 3.5 metra nga njëra-tjetra, kujdes me mishin, mos hani me gishta

Edhe këtë verë do zbatohen masat anti-covid në plazhe dhe hotele.

Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik deri në 2 metër. Higjienizimi dhe larja e shpeshtë e duarve konsiderohet e domosdoshme.

Maska dhe dezinfektues sipërfaqësor, mund të jenë në dispozicion për vizitorët kundrejt një marrëveshje paraprake mes sipërmarrjes dhe pushuesve/ vizitorëve. Në ashesore duhet të ruhet distanca 1.5 metra dhe rekomandohet mbatja e maskës.

Në bare dhe restorante tavolinat duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca e dy karrikeve nga pjesa e pasme të jetë më shumë se 1 metër larg.

Një pjesë të veçantë zë edhe manuali për ushqimin.

Në protokoll specifikohet ndalimi i shijimit të ushqimit me gishta, por edhe disa rregullave për gatimin.

Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska. Dorezat do te vendosen sipas nevojes kur preken ushqimet.

Në protokollin e ministrisë së Turizmit për sezonin turistik kërkohet që hapësira midis çadrave nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit.

Në plazhe duhet të kryhet dezifektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm cdo dite ne menyre periodike.

Në vendim theksohet se tavolinat në beach bar duhet të kenë distancë 2 m larg njëra tjetrës. Hapësira nga çadra në çadër nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m.

Në dispozicion të pushuesve duhet të kenë 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues.

Shezlonget e pishinës duhet të jenë me distancë të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri. Shezlonget dhe mjediset e pishinave duhet te pastrohen dhe dezinfektohen cdo dite dhe periodikisht.