Prapaskena

Përfundon epoka e Netanyahut, ky është kryeministri i ri i Izraelit

Publikuar: 13/06/2021

Parlamenti i Izraelit ka miratuar këtë të diel përbërjen e një qeverie të re, duke i dhënë fund qeverisjes 12 vjeçare të kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

Qeveria e ardhshme përbëhet nga një koalicion i gjerë mes shumë partive dhe ka një shumicë të thjeshtë në Kuvend.

Nacionalisti i krahut të djathtë, Naftali Bennett dhe Lapid morën besimin e 60 deputetëve, ndërsa 59 të tjerë e kundërshtuan atë.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, Bennett, i cili udhëheq partinë Yamina, do të ushtroj postin e kryeministrit deri në shtator të vitit 2023, dhe më pas do t’ia dorëzojë atë, Yair Lapid, udhëheqësit të partisë Yesh Atid.

Netanyahu, si kreu i partisë së djathtë Likud do të jetë lider i opozitës.

Më herët ai e ka sulmuar qeverinë e re, duke e quajtur atë një ‘koalicion të rrezikshëm mashtrimi dhe dorëzimi’ dhe është zotuar se do ta ‘rrëzojë shumë shpejt’.

Ndaj Netanyahut po vazhdon gjyqi lidhur me akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.



Më të lexuarat