LIVE| Holandë-Ukrainë/ Kombëtarja e Shevës merr një tjetër goditje, holandezët në avantazh të dyfishtë (VIDEO)

Pa Kategori

Publikuar: 13/06/2021

LIVE| Holandë-Ukrainë/ Kombëtarja e Shevës merr një tjetër goditje, holandezët në avantazh të dyfishtë (VIDEO)

Holandezët do të luajnë në shtëpinë e tyre në ‘’Johan Krujf Arena’’ duke pasur dhe një shtysë më shumë në këtë ndeshje. Tekniku De Bur do të rreshtojë një formacion të çuditshëm me 5 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 2 sulmues.

Pikërisht kjo zgjedhje e holandezit ka shkaktuar polemika të shumta në radhët e tifozëve të ‘’tulipanëve’’ të cilët nuk janë dakord për përdorimin e këtij formacioni, por në fund zgjedhjet i bën trajneri.

Në mbrojtje do të mungojë futbollisti i Juventusit, Mathij De Ligt i cili u dëmtua në stërvitje disa ditë më parë. Vendin e tij do ta zërë mbrojtësi tjetër, Timber. Në sulm, De Bur ka menduar të aktivizojë nga minuta e parë Depajin dhe Vergost.

Në krahun tjetër, trajneri Andrei Shevçenko nuk ka menduar të mbrohet në këtë ndeshje të parë duke hedhur në fushë një formacion 4-1-4-1.

Ukrainasit do të mbështeten tek dy yjet e skuadrës, Zinçenko dhe Ruslan Malinovski të cilët janë lojtarët më në formë për momentin. Ndeshja pritet të jetë e hapur dhe mjaft e luftuar nga dyja skuadrat.

LIVE: HOLANDË-UKRAINË 2-0

Vajnaldum 52′ , Vergost 58′

KOMENTI LIVE:

64′ Zëvendësim edhe te Ukraina, largohet Marlos, i futur në minutën e 13, në vend të tij Shaparenko.

64′ Holanda kryen 2 zëvendësime, largohen Blind dhe Van Anholt, në fushe Ake dhe Vajndal.

58′ GOOOOOL HOLANDA 2-0/ Shënojnë sërish “tulipanët”, sulmuesi Vergost, dyfishon shifrat, duke përfituar nga një mosmarrëveshje e mbrojtësve ukrainas brenda zonës. Futbollistët miq pretendojnë për pozicion jashtë loje, por goli konfirmohet.

52′ GOOOOL HOLANDA 1-0/ Kapiteni Vajnaldum kalon në avantazh “tulipanët”, me një ekzekutim fantastik, duke e dërguar topin në trekëndësh, pas kthimit të topit nga Busçan.