Prapaskena

Gjendet i pajetë një 29 vjeçar në Shkodër, ka humbur jetën disa ditë më parë

Publikuar: 13/06/2021

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Më të lexuarat