Arrestimi i efektivit të ‘Shqiponjave’ në Sarandë, SHÇBA: Shpërndante sistematikisht drogë në ambiente me muzikë! Në shtëpi iu gjetën 165 gramë kokainë

Pa Kategori

Publikuar: 13/06/2021

Arrestimi i efektivit të ‘Shqiponjave’ në Sarandë, SHÇBA: Shpërndante sistematikisht drogë në ambiente me muzikë! Në shtëpi iu gjetën 165 gramë kokainë

Efektivi i Shqiponjave në Sarandë Lavdosh Metaj, i koshës 38 vjeç, është arrestuar si i dyshuar për trafik lëndësh narkotike.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, bën me dije se gjatë hetimit disa mujor ka rezultuar që efektivi shpërndante drogë në ambiente të populluara argëtimi me muzikë.

Gjatë kontrollit, 38-vjeçarit i janë gjetur me vete 11 doza kokainë, ndërsa në shtëpi iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike.

Këtë veprimtari të kundraligjshme, sipas SHÇBA efektivi e kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet e mëtejshme për të dokumentuar veprimtarinë e bashkëpunëtorëve të tjerë mes rradhëve të strukturave policore, apo jashtë saj.

Në rrjetin social të efektivit vihet re se Lavdosh Metaj bën një jetë luksoze mes brandeve të veshjeve dhe jetës së luksit. 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë akuzohet për ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda disa javësh kur një efektiv policie shfrytëzon uniformën për të shpërndarë lëndë narkotike. Edhe në Durrës polici i anti-drogës në Durrës Edvin Sinani pasi shpërndante drogë përmes një grupi të ngritur prej tij.

Sinani dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër e ndihmonin për të goditur grupet kundërshtare.

Anëtarët e grupit të ngritur nga polici i pezulluar, i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e tij.