E gjithë bota e shqetësuar për Eriksen, foto që jep shpresë për futbollistin e Danimarkës

Pa Kategori

Publikuar: 12/06/2021

E gjithë bota e shqetësuar për Eriksen, foto që jep shpresë për futbollistin e Danimarkës

E gjithë bota është e shqetësuar për Eriksen.

Mesfushori i Danimarkës që humbi ndienjat gjatë ndeshjes së Europianit kundër Finlandës është në spital, ndërsa UEFA ka sqaruar se ‘është në gjendje të stabilizuar shëndetësore’.

Futbollisti në minutën e 43 të ndeshjes u shtri në fushën e lojës pa patur asnjë kontakt dhe kjo solli panik tek të pranishmit.

Doktorët nxituan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa futbollistit iu bë edhe masazh kardiak.

Kaq u nevojit që stadiumi të shpërthente në lot, ndërsa keq e ka përjetuar edhe gruaja e futbollistit që ishte në stadiumin e Kopenhagen.

Futbollisti më tej la fushën me një barelë, ndërsa punëtorët e stafit mjekësor e mbuluan skenën me çarçaf.

Pas një masazhi kardiak ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë që për disa minuta të gjithë mbajtën frymën dhe ishin sy e veshë nga Kopenhageni. Në fund lajmin që të gjithë e prisnin e dha UEFA, që njoftoi se futbollisti është në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Për shkak të kësaj ngjarje reagoi pothuajse e gjithë bota e futbollit, duke nisur nga Ronaldo dhe futbollistë të tjerë, të cilët kishin ose jo lidhje me mesfushorin danez.

Përsa i përket ndeshjes ajo u fitua 0-1 nga Finlanda. Goli u realizua në minutën e 60 nga Pohjanpalo, ndërsa Danimarka që përveç rezultatit ishte e shokuar nga Eriksen, humbi një penallti në minutën e 74.

Reagimet

Ajo që ndodhi me Eriksen ka shokuar botën e futbollit dhe reagimet kanë qenë të shumta. Ndër të parët mund të përmendim Cristiano Ronaldo-n, i cili në rrjetët sociale shkroi:

“Mendimet dhe lutjet tona janë me Christian Eriksen dhe familjen e tij. Bota e futbollit qëndron së bashku duke shpresuar për lajme të mira. Po mbështetem të të gjej së shpejti në fushë, Chris! Qëndro i fortë!”-shkruan Ronaldo.

Edhe shoku i danezit te Interi, Achraf Hakimi, ka lënë një mesazh që plogështoi shumë njerëz. Ai ka publikuar një foto me Eriksen, ndërsa shruhej ‘të lutëm Eriksen’. Emojit e vendosur ishin disa persona që qanin.

Në morinë e këtyre mesazheve ai që bën më shumë përshtypje dhe që është një mesazh ndryshe nga të tjerët është edhe ai i ish futbollistit me origjinë kongoleze Fabrik Muamba. 33-vjeçari ka shkruar në Tëitter: “Të lutem zot” duke mbështetur Eriksen që të shërohet sa më shpejt.

Sigurisht në dukje një mesazh pa shumë rëndësi por pas këtij postimi ka një histori të ngjashme të ish-futbollistit kongolez, i cili në vitin 2012 kishte përjetuar momente paniku dhe që luftoi me jetën. Zemra e tij ndaloi për 1 orë e 18 minuta kur ai luante për Bolton kundër Tottenham.