Shokon sërish Xhelal Mziu, mallkon votuesit: Ishalla vdesin ata që s’na dhanë votën

Pa Kategori

Publikuar: 10/06/2021

Shokon sërish Xhelal Mziu, mallkon votuesit: Ishalla vdesin ata që s’na dhanë votën

Pas kërcenimeve më 25 prill, Xhelal Mziu i është rikthyer sulmit ndaj votuesve.

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës në një postim në Facebook i drejtohet shqiptarëve me mesazhin: “Veresie s’ka, sko tek ai që shite votën”.

Ndërkohë, një komentues shkruan “Ishalla vdesin”. Pikërisht këtë koment, deputeti i zgjedhur i PD jo vetëm që nuk e ka fshirë por ka preferuar ta miratojë duke e pëlqyer.