Procesi i votimit për shkarkimin e presidentit Meta është duke u shoqëruar me momente humori, ndërkohë që shqetësimi i Alket Hysenit është fakti se nuk po gjen dot emrin e kryeministrit Edi Rama në listë.
Por Hyseni harron që deputetët janë renditur në bazë të mbiemrit, dhe jo në bazë të emrit, ndaj edhe Rama renditet nga fundi i listës.
Vazhdimisht deputeti socialist, ishte në pritje të momentit kur do të shfaqej emri i kryeministrit, ndërsa komentonte se ka akoma kohë pasi lista është e gjatë.
Deputetët janë duke votuar në mënyrë të fshehtë për votimin e presidentit, ndërkohë që rezultati pritet të zbardhet brenda pak minutave.
Deputetët kanë votuar në shumicë dërrmuese votash pro raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Pas rreth 4 orësh diskutimesh, lidhur me gjetjet e Komisionit 104 deputetë kanë qenë dakord me përfundimet e arritura, duke i hapur rrugë rrjedhimisht shkarkimi të presidentit.