ESKORTA e Ramës bën ”hyrje dalje” në Kuvend, kthehet me urgjencë për të shkarkuar Ilir Metën

Pa Kategori

Publikuar: 09/06/2021

ESKORTA e Ramës bën ”hyrje dalje” në Kuvend, kthehet me urgjencë për të shkarkuar Ilir Metën

Deputetët kanë votuar në shumicë dërrmuese votash pro raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Pas rreth 4 orësh diskutimesh, lidhur me gjetjet e Komisionit 104 deputetë kanë qenë dakord me përfundimet e arritura, duke i hapur rrugë rrjedhimisht shkarkimi të presidentit.

REZULTATI I VOTIMIT:

Pro 104 deputetë

Kundër 7

Abstenim 2

Të pavflefshme 1

Tashmë pritet që deputetët të votojnë sërish sa i takon pyetjes së drejtpërdrejtë për shkarkimin e Metës.

Burime bëjnë me dije se për të votuar për shkarkimin e Metës ëhstë rikthyer në Kuvend edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka sallën menjëherë pas fjalimit të shkurtër që mbajti në seancë.

Jane zbardhur dhe emrat e deputetëve që kanë votuar kundër raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.

Ata janë:

Elda hoti

Adriatik Alimadhi

Artur Rroshi

Suzana Topi

Lefter Maliqi

Gjetan gjetani

Fatjona Dhimitri