I nxirë në fytyrë dhe me shenja, trondit Mexhit Picari pas vrasjes së ish-dhëndrit (Foto)

Pa Kategori

Publikuar: 08/06/2021

I nxirë në fytyrë dhe me shenja, trondit Mexhit Picari pas vrasjes së ish-dhëndrit (Foto)

54-vjeçari Mexhit Picari është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore me shenja në fytyrë. Përreth syve dalloheshin qartë të nxira, por nuk dihet nëse këto shenja janë pasojë e ndonjë dhune ndaj tij, apo nga konfliktet e mëparshme me ish-dhëndrin të cili ne vrau më 4 qershor.

Në një prononcim për media avokati i tij tha do bisedojë me klientin për ta dërguar për ekspertim për të përcaktuar nëse është dhunuar.

Ndërkohë vetë Picari në seancën e sotme iu ka kërkuar falje dy nipave dhe mbesës për vrasjen e babait të tyre Kudret Saliaj.

“Iu kërkoj falje nipave dhe mbesës për dëmin që iu shkaktova”, është shprehur Picari në gjyq.