Prapaskena

Enkeleda Kapedani shpërthen në lot në KLGJ: Po bëhem kokë turku! Kë kam shkelur në kallo?!

Publikuar: 07/06/2021

Enkeleda Kapedani ka dhënë dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit, pas publikimit të videove në rrjetin social Tik-Tok. Në seancën në KLGJ, Kapedani ka shpërthyer në lot, teksa ka thënë se është bërë “kokë turku”, duke kërkuar që të mos shkarkohet nga detyra.

Në këtë situatë u bëra kokë turku, por i kërkoj KLGJ të jetë gjak ftohtë. Mos lejoni që bota e krimit të ndikojë tek vendimi juaj. Kërkoj ndjesë edhe me shprese që KLGJ do të japë një vendim të drejtë,” u shpreh gjyqtarja.

Kapedani kërkoi ndjesë për mënyrën sesi është shfaqur, duke pranuar se mëkati i saj i vetëm është publikimi i videove. Ndër të tjera ajo tha se po gjykohet për veshjen dhe shijen e saj muzikore, duke shtuar se videot i ka bërë pasi ka qenë e stresuar.

“Po e nis mbrojtien me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dale para jush. Kjo e për shkak të një vendimin të dhene nga unë që me ndjek e përndjek edhe sot. Ju kërkoj ju antarë të më gjykoni gjakftohtë mos lejoni që unë që të sakrifikohem për qëllimë të tjera, po ashtu mos u ndikoni nën presionin e etheve të klikimeve dhe bota e krimit të ndikojne tek vendimi juaj.

A keni ju nje rezultat si është Kapedani si gjyqtare, si profesioniste, si e kam menaxhuar gjykatën, a keni ju dijeni që ka ndryshuar gjykata e Elbasanit. Kam besuar në drejtësinë njerëzore , por më shumë në drejtësinë e ligjit, u bëra kokë turku e atyre që nëpërmjet meje donin që të arrinin qëllimët e tyre. Askujt nga ju si ka ndodh të degjoj këngë me karaktere të ndryshme, nëcilin vend dënohet një gjyqtare, shkarkohet një gjyqtare që i publikohen videot e saj private pyetja është kë kam ‘shkelur unë në kallo’ tha Kapedani e prekur gjatë seancës në KLGJ.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani në fillim të seancës kërkoi nga KLGJ pezullimin e gjyqtares për shkak se vazhdimi në detyrë, sipas tij diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.



Më të lexuarat