Prapaskena

Tronditet Korfuzi, një person vret çiftin dhe më pas veten pas sherrit për pronën

Publikuar: 06/06/2021

Një krim i trefishtë ndodhi në Korfuz paraditen e sotme pak para orës 11:30 në zonën e Dassia.

Sipas informacioneve paraprak autori, ende i paidentifikuar, dyshohet se i zuri pritë një çifti greko-francez duke i vrarë.

Pak më vonë u bë e njohur se ka një të tretë të vdekur në zonën e Dassia dhe policia tha se autori ishte vetëvrarë.

Viktimat janë një shtetase greko-franceze, partneri i saj grek dhe autori grek. Ky i fundit dyshohet se kishte mosmarrëveshje pronësie me ta dhe ky ka qenë motivi i krimit të rëndë.



Më të lexuarat