Shqipëria nuk gjen qetësi, qëllohet me armë zjarri afër shtëpisë një person në Ksamil, humb jetën në spital (EMRI)

Pa Kategori

Publikuar: 06/06/2021

Shqipëria nuk gjen qetësi, qëllohet me armë zjarri afër shtëpisë një person në Ksamil, humb jetën në spital (EMRI)

Shqipëria nuk gjen qetësi nga atentatet me armë zjarri. Mbrëmjen e sotme në Ksamil është qëlluar me breshëri plumbash Gramoz Memaj pranë banesës së tij, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve”, njofton policia.