Detaje nga grabitja me armë në karburant, autorët e maskuar vodhën lekët e xhiros ditore

Pa Kategori

Publikuar: 06/06/2021

Detaje nga grabitja me armë në karburant, autorët e maskuar vodhën lekët e xhiros ditore

Një pikë karburanti në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë është grabitur nga dy persona gjatë natës.

Grabitësit ishin të maskuar dhe të armatosur.

Policia njofton se dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.