VIDEO/ Shoferi futet me shpejtësi të frikshme në vizat e bardha, përplas rëndë një person në Durrës

Pa Kategori

Publikuar: 05/06/2021

VIDEO/ Shoferi futet me shpejtësi të frikshme në vizat e bardha, përplas rëndë një person në Durrës

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Nishtulla të Durrësit.
Një automjet ka aksidentuar tek vendkalimi i këmbësorëve një shtetas rreth të 50-ve.

Burime bëjnë me dije se i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Dëshmitarë të ngjarjes shprehen se shoferi, i cili po drejtonte mjetin me shpejtësi skëterrë, nuk mundi të frenonte në kohë për të shmangur aksidentin, e për pasojë mbeti i lënduar tek vijat e bardha një person.

Ka qenë shoferi i mjetit ai që ka njoftuar menjëherë ambulancën dhe blutë e Durrësit, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.