Policia ka blinduar kryeqytetin, pas vrasjes se ndodhur pak me pare prane GJykates te Tiranes.
Një i mitur shoqërohet për vrasjen në Tiranë, ndërsa burimet nga policia shprehen se dyshohet se autori është me inicialet K.P.
Nga raportimi i deritanishëm nga gazetarët e Fax News dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasoje e konflikteve familjare, ku një person ka ekzekutuar dhëndrrin e tij i cili ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij, vajzën e autorit të dyshuar.
Nuk dihet ende roli i të miturit në ngjarje, ndërsa policia e ka shoqeruar për të zbardhur rrethanat e krimit të rëndë.