Yuri Kim ‘përvëlon’ politikanët e korruptuar shqiptarë: SHBA do të ndërmarrë më shumë hapa për t’ju kërkuar llogari

Pa Kategori

Publikuar: 03/06/2021

Yuri Kim ‘përvëlon’ politikanët e korruptuar shqiptarë: SHBA do të ndërmarrë më shumë hapa për t’ju kërkuar llogari

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka artikuluar një tjetër mesazh përvëlues për politikanët e korruptuar shqiptarë.

Ambasadorja amerikane ka reaguar pas vendimit të Presidentt amerikan, Joe Biden, për ta vënë zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA, duke paralajmëruar pushtetarët e korruptuar për atë që i pret.

Kryediplomatja amerikane thekson se qeveria amerikane do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar dhe organizatave kriminale.

“Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.

Prandaj, qeveria e SH.B.A.-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve.

Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion të synuara; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”, shkruan Kim.

Mesazhi i ambasadores vjen disa ditë pas futjes në listën e zezë të Sali Berishës dhe Familjes së tij, dënimit të Adriatik Llallës me dy vite burg dhe në kushtet kur pritet shkarkimi dhe më pas shpallja non grata i Ilir Metës.