Vrau me dashje Klodian Rashën, prokuroria kërkon 20 vite burg për policin Nevaldo Hajdaraj

Pa Kategori

Publikuar: 03/06/2021

Vrau me dashje Klodian Rashën, prokuroria kërkon 20 vite burg për policin Nevaldo Hajdaraj

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për efektivin Nevaldo Hajdarajn.

Në sajë të gjykimit të shkurtuar, i cili është pranuar, efektivit të policisë do ti ulet 1/3 e dënimit, duke marrë një dënim 13 vite e 4 muaj burg, në rast se pretenca do të pranohet nga Gjykata.

Sipas prokurorisë vrasja është kryer me dashje. Ndërkohë prezent në sallë e gjyqit ka qenë edhe babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha.