Ndarja nga jeta e Piro Manit, Elton Deda bën reagimin prekës: Madhështia jote s’ka fund, baba i teatrit!

Pa Kategori

Publikuar: 03/06/2021

Ndarja nga jeta e Piro Manit, Elton Deda bën reagimin prekës: Madhështia jote s’ka fund, baba i teatrit!

Këngëtari Elton Deda ka bërë një reagim të ndjerë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit Piro Mani, njëkohësisht edhe babai i ish-bashkëshortes së tij Jola Manit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtari shkruan se madhështia e tij nuk ka fund, duke e konsideruar si babai i Teatrit.

“Fluturo tashme me engjëjt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gëzime ne jetën time. Dhe çfarë trishtimi solle sot. Do te te jem mirënjohës per gjithçka, per dashurinë qe me dhe, për trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg. Madhështia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do ketë kurrë fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajsës babi Piro”, shkruan Deda në Facebook.