Një vrasje me armë zjarri është regjistruar rreth mesnatës në fshatin Fier i Ri në Lushnje. Sofokli Shani 57 vjeç si pasojë e një konflikti të çastit ka qëlluar për vdekje Rako Qorrin 62 vjeç.
Për pasojë ka mbetur i plagosur dhe djali i tij shtetasi Kejdi Qorri 31-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, kanë bërë të mundur edhe kapjen e tij. Sofokli Shan, 57-vjeç, ishte banues në fshatin Krutje e Sipërme.