Si u zbulua laboratori i drogës në Tiranë, personi që “fundosi” grupin, momenti kur policia hyn brenda (Video-Emrat)

Pa Kategori

Publikuar: 02/06/2021

Si u zbulua laboratori i drogës në Tiranë, personi që “fundosi” grupin, momenti kur policia hyn brenda (Video-Emrat)

Zbardhen detaje të reja nga operacioni anti-kanabis “Kimisti”, i zhvilluar gjatë orëve të fundit në Tiranë, ku u arrestuan katër persona.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në pranga kanë rënë shtetasit Ervin Shametaj, Gerhard Duro, Skënder Ismaili dhe një i mitur.

Siç raporton gazetarja Bezat, operacioni për zbulimin e këtij grupi ka nisur mesditën e djeshme, kur policia ka ndaluar për kontroll automjetin e Ervin Shametit, prej ku ka sekuestruar disa kubikë kanabis.

Më pas, është ushtruar kontroll në një banesë, që ai e kishte marrë me qira në kryeqytet dhe në brendësi të saj është zbuluar se në dy dhoma kishte kultivuar kanabis me llamba led.