Profesori i Profilizimit Kriminalistik Ervin Karamuça, thotë se 23 vjeçarja nga Delvina që ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe që në trup iu gjetën simbole “të çuditshme”, ka qenë pjesë e një rituali fetar që mund të jetë i panjohur në Shqipëri.
Mirëpo pas disa kërkimeve që ai ka bërë ka vënë re se ato simbole janë okulte dhe mëshirojnë sakrificën dhe fuqinë e vetë individit.
Ai tha sot në “Open” se ka qenë dikush tjetër në dhomë me të që e ka nihmuar të bëjë ritualin. Karamuça ngre alarmin dhe u bën thirrje prindërve që të bëjnë kujdes pasi fëmijët e tyre nëpërmjet kompjuterit dhe internetit mund të bien pre e këtyre ngjarjeve.
Ervin Karamuça: Janë pjesë e një rituali vdekje, janë sakrificë, jo vetësakrificë, por ia bën dikush tjetër. Personat janë në një gjendje transi kur i bëjnë këto shenja mund të bëhet dhe online. Personi është në gjendje shock-u, në gjendje shumë të rënduar mendore. Është vrasje, jo vetëvrasje. Personi nuk i ka bërë asgjë vetes, por dhe personi apo personat që kanë qenë të pranishëm. Ata nuk kanë kryer veprime të njëpasnjëshme kriminale, thjesht kanë kryer ritualin.
Eni Vasili: Vajza ndiqte sekte okulte dhe fetare?
Ervin Karamuça: Në një manual që po lexoja mbrëmë, këta persona janë të pamotivuar, pa mbështretje, i ofrohen kurse anglishtje. I ofrohen të bëhen pjesë e ritualeve me kafshë dhe më pas mbeten peng i bëjnë lavazh truri derisa më pas ata bëhen pre. Nuk e dinë se do humbasin jetën, por ja që ndodh. I bëjmë apel prindërve që të ruajnë fëmijët. Viktima ka qenë ose në kushtet e një presioni të madh, ose në kushtet e një gjendje jo të vetëdijshme. Shenja që duhet si pemë ttregon përqendrimin e energjisë dhe shkarkimin e saj në organet jetësore të saj. Këto simbole janë bashkimi i disa simboleve. Unë mund tua them, por mund të më akuzojnë si përhapës paniku.